Dinamo Zagreb me mision në Kosovë për të zbuluar 8 talentë të rinjë e të cilët do t’i marrë në Kroaci për të zhvilluar prova zyrtare.
Kampi stërvitor do të mbahet prej 23-27 gusht, fusha sportive “2 Korriku”, me grupmoshat U12, U14, U16 dhe U18, nga 30 fëmijë për secilën kategori.
Të gjithë futbollistët që regjistrohen përfitojnë: Fanella , shujtë ditore, ujë dhe fruta, çertifikatë të pjesëmarrjes, si dhe ligjerata profesionale për nutricion dhe psikologjinë sportive, e ka bërë të ditur klubi.