Policia e Kosovës përmes një informacioni zyrtar ka bërë me dije se bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/