Muaji korrik e gusht, njihen si muaj të mërgimtarëve edhe në Luginë të Preshevës, e në këto ditë, shumica e mërgimtarëve janë për pushime në atdhe, dikush pas dasmave e gazmendeve të tjera, por ka edhe nga ata, që i lëjnë me një anë disa prej tyre, që të forcohet më shumë bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë, nëmes mërgatës dhe atdheut.
Dy shoqatat e njohura mërgimtare nga Lugina e Preshevës, ajo e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully/Valis-Zvicër dhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Goosaut të St.Gallenit, janë jo më pak se mbi pesë vjetë në bashkëpunim të shëndosh në shumë drejtime.
Ata edhe sot, aty nga ora 11.00, realizuan një takim miqësor dhe urues, me të parin e Preshevës, Z.Shqiprim Arifi, në zyren e tij në komunën e Preshevës, i cili ishte i shoqëruar nga Gazmend Selmani, shef i kabinetit të tij. Delegacioni nga mërgata, z.Fazli Musliu, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“, Zenel Neziri kryetar i SHH „Medvegja“, Prof.Jonuz Fetahu zyrtar i Parlamentit të Kosovës e njëherit një veprimtar i njohur nga Medvegja që jeton dhe vepron në Kosovë, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencor Helevetik të Europës Juglindore me seli në Zvicër, të shoqëruar edhe nga Dr.Driton Salihu editor i agjencisë së lajmeve preshevacom. Ky takim ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për shumë tema. Takimi ishte miqësor dhe vazhdoi mbi një orë e pesëmbëdhjet minuta.
Fazli Musliu, kryetar i shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës pasi foli për punën shumëvjeçare të kësaj shoqate, tha se rëndësi të vecantë për Luginën e Preshevës kanë edhe atdhetarët që jetojnë në Evropë, të cilët me kontributin e tyre sado pak ndihmojnë vendlindjen, ku me një antarësi 30 frangash në shoqatë ata arrinë çdo vitë të ndihmojnë familjet në nevojë si dhe familjet e dëshmorëve.
Edhe Zenel Neziri si kryetar i shoqatës Humanitare “Medvegja” ka kërkuar nga autoritetet vendore edhe ato kombëtare që të bëhet më shumë për Medvegjën, ti ndihmohet atyre 400 personave që kanë mbetur që edhe ata të mos largohen.
Dashnim Hebibi, publicist dhe zv.president i institutit për studime Helvetik foli në lidhje me Institutin duke e përgëzuar kryetarin për suksese dhe per nje unitet me te madh mes të gjithëve. Ai tha se energjia pozitive duhet të harxhohet për suksese e jo për kundër njëri tjetrit.
Për më tepër në Titulli.com