/Me shkas: Burri vret gruan në Kamenicë/
Shkruan: Arta Haziri – Nuhiu – 2LONLINE.com
Janë me mijëra raste që ndodhin dhe do të ndodhin përditë përderisa shteti i dhunon sistematikisht me mos funksionimin e tij për t’i mbrojtur familjet nga dhuna!
Kjo nënkupton që dhuna aty s’ka munguar asnjëherë, po kësaj radhe me fatalitet.
Kjo të lenë me kuptua që dhuna fizike është pjesë e shoqërisë, e kalohet pa therë në këmbë, për atë psiqike, mos te flas hiq.
Gratë përjetojnë dhune psiqike alarmante, shpeshherë as nuk janë të vetëdijshme për këtë gjë.
Mos heshtni para akteve të egra të dhunës fizike!
Mos i falni këto veprime, duajeni veten!
Edhe mësoni vajzat që të jenë të zonjat e vetës dhe të mos durojnë asnjë lloj torture qoftë ajo fizike apo psiqike!
Më mirë të jetosh vetëm se ta qosh dëm jetën nën varësi të egërsirave që njohin vetëm dhunën.
Mos u frikësoni nga opinionet e rrethit të egër. Ky rreth do të duhej ta raportonte dhunën kudo që e sheh dhe di, e jo të bëhet pjesë e krimit në gjykime të gërditshme ndaj gruas (shpeshherë dhe fatkeqësisht nga gratë vet) në përkrahje të dhunës ndaj grave!
Nëse niveli social-kulturor do ishte i kënaqshëm nuk do ndodhte asgjë!
/autorja është anëtare e Kuvnedit Komunal të Gjilanit/