Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të vizitave me institucionet e nivelit lokal si
dhe atij qendror, zhvilloi takimin e radhës me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Skënder Krasniqi, me këtë rast tregoi gatishmërinë për të ofruar
ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.
Përderisa, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj theksoi se gjatë ditëve në vijim presin që kësaj
iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies së ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese
të tjera.
Gjatë këtij takimi, Dhoma e Tregtisë theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime
vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve
aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë.
Pjesë e delegacionit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte edhe nënkryetari i Bordit
Arsim Selmonmusaj dhe pronari i kompanisë Fatmir Zymberi nga KFC. /2LONLINE/