Pagat konsiderohen si një temë tabu dhe rrallë ndodh që të bëhen biseda direkte rreth tyre.
Deutsche Bank zyrtarisht lëshoi raportin vjetor Mapping të pagave në botë javën e kaluar dhe shifrat ishin mjaft të hapura.
Është realisht e habitshme që shumica e vendeve në listë janë qytete metropolitane, me çmime të qirasë dhe ushqimit goxha të shtrenjtë, por me sa duket pagat e tyre i suportojnë këto kosto mujore.
Këtu janë 10 qytetet që kanë pagat mesatare më të larta në botë…
- Zyrih, Zvicër – 5,311 euro
- San Francisko, SHBA – 4,356 euro
- Boston, SH.B.A – 3,906 euro
- New York, SHBA – 3,645 euro
- Çikago, SHBA – 3,274 euro
- Sidnei, Australi – 3,022 euro
- Melburn, Australi – 3,019 euro
- Oslo, Norvegji – 2,850 euro
- Singapor – 2,780 euro
- Kopenhagen, Danimarkë – 2,673 euro