Komuna e Vitisë, në bashkëfinancim me projektin Agro nga USAID dhe organizatën IKC sot kanë shpërndarë fidane të dredhëzës për dhjetë fermerë vitias dhe atë për nga20 ari siperfaqe.
Ditë me parë këta fermer u furnizuan nga komuna dhe Agro/USAID edhe me sistem te ujitjes pikë-pikë dhe foli të zezë për Mollqërim.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre fidanëve të pranishëm ishin kryetari i komunës, Sokol Haliti, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi si dhe përfaqësues nga IKC-ja.
Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi falënderuan Agro USAID-in dhe IKC-ne për bashkëpunimin e mirë në interes të qytetarëve.