Secili nga ne ka pasur dhe ka dëshira, duke filluar nga shkollimi, punësimi dhe jeta që do ta përcjell gjatë zhvillimit të tij, duke u munduar të bëjë çdo gjë për ti realizuar me çdo kusht ato dëshira.
Shkruan: Ardit Ajvazi
Në disa raste janë mundesitë, ne disa raste rrethanat e në disa të tjera raste janë politikanët, që me interesimin e tyre arrijnë të shuajnë shumë dëshira. Në plot raste të tjera bëhesh pishman për menyrën sesi je në këtë vend e nuk ke fuqi të bësh ndryshime.
Në mesin e fatkorëve që rradhita në shuarjen e shpresës dhe dëshirës është faktori politik dhe sistemi i krijuar nga ky faktorë. Politika edhe pas 19 viteve është e keqja më e madhe për shoqërinë tonë e posaqërishtë për gjeneratorin e kësaj Republike, të rinjët.
Ky fatkorë fatkeqësishtë na orientoj në mos dije, në hajni, në dallavere dhe në shumë gjëra të kqija që nëse i analizon del që vetë kjo shoqëri është problemi jo politika, pasi heshtim në çdo padrejtësi që na servohet duke filluar nga lagjia, shërbimet, shkollimi, punësimet dhe çdo pore tjetër të tjetës.
Duke i parë të gjitha këto, ne jemi çdo ditë e më tepër pesimist për ti realizuar deshirat tona të kahëhershme. Ato që patëm e që mburreshemi me to. Diskutimet që bënim me shokë e shoqe nëpër takime se një ditë secili nga ne do të jetë ai i cili do të bëhej më i miri në profesionin e tij, në jetë, e mbi gjitha duke kontribuar për të mirën e atdheut.
Sot shumë të rinjë shohin mundësitë e tyre jashtë Kosovës, duke pritë lëvizjen e lirë dhe liberalizimin, si alternativë që sado pak mund të ndikoj në realizimin e vonë tëëndrrave të hershme. Moshatarët tanë janënë gjendje të sakrifikojë çdo gjë vetëm e vetëm që tërealizohen disa prej dëshirave largë vendit të tij. Vend i cili thjeshtë ja mohoi ato atij.
Shtetet ku kërkohet realizimi i ëndrravejanë afër, gjenden në Evropë, dhe nuk dallojnë shumë si në aspektin territorial eatënatyror. Dalllimi esencial është në realizimin e menaxhimit të politikave publike. Politikat publike kanë bërë që ato vende të jenë vende ideale për të jetuar. Politikanët e atyre vendeve nuk e urrejnë popullin e tyre, përkundrazi ata e çmojnë lartë dhe asnjëherë nuk e vjedhin, nuk e gënjejnë dhe nuk e mashtrojnëçdo ditë.
Pra, sistemi është problemi kryesor në shoqërinë tonë. Sistem i instaluar i kapjes së institucioneve, ku mungon llogaridhënia, transparenca, mungon sistemi meritor i vlerave dhe profesionit dhe mungesa e kompetencës. Vitet po ikin duke shpresuar prap te vetëm një numër i vogel i dëshirave që ti realizojmë. Sikur ka shpresuargjyshi, sikur ka shpresuar babai edhe unë kalova rinin e po futem në moshën mesatare duke shpresuar së koti.
Dëshira e mia të hershme nuk u realizuan dhe nuk do të realizohen, me kalimin e kohës ato po harrohen, po ndryshojnë. Po ndryshojnë, jo pse unë dua! Dëshira e imja, dhe e çdo të riu sot nuk është realizimi i ëndrrave të hershme, ikja e kësaj kaste politkanësh që kanë korruptuar çdo segment të jetës.