DYLON

Gjilani nis workshop’in dyditor për riorganizimin e administratës dhe të shërbimit civil

Gjilani nis workshop’in dyditor për riorganizimin e administratës dhe të shërbimit civil
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nisur sot workshop-in dyditor me temën “Riorganizimi i administratës dhe shërbimit civil”, duke marrë pikëpamjet dhe rekomandimet e drejtorëve, ish drejtorëve, udhëheqësve të njësive, shoqërisë civile, shefave të grupeve të Kuvendit dhe mekanizmave ndërkomunal.

Gjatë takimit të parë sot me drejtorët, ish drejtorët e drejtorive komunale dhe udhëheqësit e Njësive, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që t’i dërgojnë propozimet e tyre për riorganizimin e administratës e shërbimit civil, në të mirë të funksionimit të më të mirë të të gjitha sektoreve, në shërbim të qytetarëve.

“Në janar e kam dhënë qëndrimin tim që synoj një qeverisje gjithëpërfshirëve në Gjilan. Ndërkaq, tani është koha që t’i marrim pikëpamjet e të gjithëve, pa dallime politike, për ta riorganizuar administratën dhe që ta ndërtojmë një qeverisje dinamike në realizim të programeve madhore për Komunën. I ftoj edhe qytetarët që t’i dërgojnë propozimet e tyre në këtë aspekt gjatë ditëve në vazhdim që ta rrumbullakësojmë këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Të mërkurën, në takime të ndara, kreu i Gjilanit do të vazhdoj t’i marrë propozimet e shoqërisë civile, shefave të grupeve në Kuvendin Komunal dhe anëtarët e mekanizmave ndërkomunal, për të dalë me një konluzion në mbrëmje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.