Përfaqësuesit e lagjes “Rruga e Kumanovës” – Reagim
Në përkrahje të investimeve për Gjilanin në infrastrukturën rrugore, por të harruar nga dy nivelet qeverisëse, tani më të zhgënjyer tejmase dhe të lënë pasdore, ne banorët e lagjes “Rruga e Kumanovës” në Gjilan reagojmë në shenjë proteste tek dy nivelet e qeverisjes.
Jemi taksapagues të Komunës së Gjilanit dhe të Qeverisë së Kosovës, kurse investimet shkojnë në drejtim të gabuar edhe aty ku veç rrugët jan funksionale të asfaltuara e të mirëmbajtura, nuk është parë e udhës që të investohet ne asfaltimin e “Rrugës së Kumanovës” që është një gjatësi rreth 1.2 km.
Në këtë lagje jetojnë rreth 220 familje taksapagues të rregullt të Gjilanit.
Apelojmë tek Institucionet gjegjëse që të vejnë gishtin ne kokë dhe të mendojnë për qytetarin e saj, qe 19 vite jetojmë në kushte të mjerueshme gjatë dimrit s’mund të kalojmë rrugën nga gropat dhe balta, ndërsa verës nga pluhuri, tamam sikur të ishim nën një qeverisje aziatike, ashtu siç ka dëshirë Lutfi Haziri ta përmend, por mjerisht neve na ka lanë në atë gjendje.
Sipas premtimeve boshe të qeverisjes lokale, Rruga e Kumanovës është “asfaltua” 1 herë nga qeverisja e parë e Lutfi Hazirit, 2 hera nga i ndjeri Xhemajl Hyseni, 4 herë nga Qemajl Mustafa, ndërsa nga 2013 kur në krye të Gjilanit është rikthye Lutfi Haziri më se paku edhe 3-4 herë, është pretenduar se është prioritet dhe do të del tenderi, por kjo marrëveshja e nënshkruar sot mes Lutfi Hazirit dhe Pal Lekajt, na jep të kuptojmë se edhe këtë mandat Lutfi Haziri do të merret me “rrugë pa dalje, krye pa krye”.
I apelojmë mediat dhe opinionin publik të dalin në vendin e ngjarjes dhe të shohin kushtet se si kalohet kjo rrugë përditë nga qytetarët, thuhet në fund të reagimit.