DYLON

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Anamorava

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Anamorava
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, ka pritur në një takim deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës (Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë).

Rektori i ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në universitet, për të arriturat gjatë vitit 2017 dhe së bashku kanë diskutuar edhe për projektet dhe zhvillimet e pritshme për vitin 2018.

Ai njëherësh i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre në përkrahje të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

EkoHigjiena

Nga ana e tyre deputetët kanë premtuar përkrahje për Universitetin “Kadri Zeka”, duke thënë se cilësia dhe rrita e këtij institucioni arsimor është në interes të gjithë shoqërisë së vendit tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.