Vendimi i gjykatës në Shkup që dënoi 33 shqiptarë i njohur si grupi i Kumanovës me gjithsej 746 vite burgim dhe të shtatë personave me burgim të përjetshëm edhe njëherë tregoi njëanshmërinë dhe mendësinë sllavo-maqedonase mbi diskriminimin vetëm të shqiptarëve me vendime drakonike-raciste.
Valon Jashari
Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm është element themelor në funksionimin e shtetit demokratik. Shtylla kryesore në funksionimin normal të shteteve demokratike është barazia para ligjit dhe respektimi i lirive themelore të tij.
Këtë e kanë dëshmuar shtetet euro – perëndimore (skandinave) ku respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ka arritur në zenit dhe janë shtetet më të fuqishme ekonomike, sociale dhe demokratike.
Duke mos dashur të hyjmë në detaje të këtij rasti pasi që edhe ashtu ka qenë shumë i mbyllur për publikun si rast gjatë gjykimit, por do të shpresojmë se ky rast duhet të i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar dhe të shfuqizuar ky vendim racist.
Në shtetin e Maqedonisë nuk është vetëm ky rast që mori këtë dënim drakonik por janë me dhjetëra raste të njohura si ai: Sopotit, Mostra, Abdyl Jakupit, etj… raste ku vetëm shqiptarët marrin dënime kapitale. Pjesa esenciale e mosfunksionimit normal të ligjit apo për të thënë zbatimi i ligjit në mënyrë të njëanshme me vija të qarta politiko-raciste vetëm atëherëë kur bëhet fjalë për shqiptarët në shtetin maqedonas është politika që është e kapur me gjyqësorin.
Duke mos dashur të shpresuar tek partitë politike maqedonase për të vënë një sistem ku ligji është i barabartë për të gjitha etnitetet që e përbëjnë këtë shtet pasi që ende nuk janë të liruar nga mendësia hegjemoniste e saj që ka në raport me shqiptarët, ky realitet i hidhur të lë për të kuptuar se partitë politike shqiptare jo vetëm që nuk unifikohen në momente e duhura për qeverisje por dinë t’i shërbejnë palës maqedonase vetëm për të qenë në qeverisje si një patericë e kalbur dhe duke mbyllur sytë para shkeljeve elementare të ligjit kur është fjala për popullatën shqiptare.
Këto standarde të dyfishta janë po ashtu edhe në serbi kur është fjala për shqiptarët.
Gjykatat në shtetin serb në shqiptimin e dënimeve janë aq raciste të njëanshme në raport me shqiptarët saqë të krijohet përshtypja se po jetojmë në shekullin shtatëmbëdhjetë, atëherë kur liritë dhe të drejtat e njeriut ishin në konsolidim e sipër në kontinentin evropian.
Po t’i referohemi të gjithave vendimeve gjyqësor të gjykatave në Serbi mund të vëresh që në shikim të parë këtë racizim e njëanshmëri të ligjit, vetëm atëherë kur do të ndërlidhej ndonjë shqiptar në këto raste gjyqësore.
Politika e shtetit serb është aq e ndërlidhur në sistemin gjyqësor të saj, sa që këtë mund të e vëreni me rastin e ndërhyrjes direkte të qeveritarëve serb dhënë në mënyrë publike ndaj proceseve gjyqësore.
Mjafton të shikoni ndërhyrjet direkte të qeveritarëve serb edhe atë jashtë juridiksionit të shtetit të tyre, kur ishte rasti i shqiptimit të dënimit qesharak, gjë që ishte minimal, të ish-liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviq. Shteti serb nuk hezitoi të deklarohet publikisht për raste të tilla, si gjatë procesit të gjykimit si dhe pas shqiptimit të dënimit, ku edhe dënimet e shqiptuara rezultuan minimale.
Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiq i cili së bashku me 19 shtetas të tjerë serbë që u arrestuan më 15 tetor nën dyshimin për planifikimin e sulmeve në institucionet shtetërore të Malit të Zi gjatë natës kur u mbajtën zgjedhjet, edhe në këtë rast në mënyrë publike shteti serb u deklarua në mbrojtje të Dikiqit.
Çështja e gjyqësorit as në shtetin e Kosovës nuk është shumë për të dëshiruar për fat të keq.
Shumë herë për fatin tonë të shqiptarëve ku dallon me raste e lart cekur si në Maqedoni dhe Serbi, pasi që këtu është shteti ynë dhe kemi pasur edhe asistencë ndërkombëtare që pas përfundimit të luftës.
Kjo politikë e mos funksionalizimit të duhur të ligjit në shtetin e Kosovës edhe atë me vendime edhe raciste që nxjerrin gjykatat tona atë shpesh herë si me vendimet e ish-gjyqtarëve të UNMIK-t dhe EULEX-it mund të e vërejmë që në shikim të parë.
Po t’i referohemi veprave të karakterit politik në Kosovë shihet shumë qartë një diferencë e madhe gjatë shqiptimit të dënimeve. Kur kanë qenë të përfshirë serbët për krime lufte apo terrorizëm apo huliganizëm, në territorin e Kosovës, shqiptimi i dënimeve ka qenë aq minimal sa për të thënë edhe qesharak.
Këtu jo vetëm me fajin e gjyqtareve vendor që nga koha e bartjes së kompetencave por të atyre ndërkombëtar të fraksioneve të caktuar që vepronin në këto misione ndërkombëtare.
Politikanët janë aq shumë të involvuar në sistemin gjyqësor sa që kur janë vetë objekt i akuzës, ata dalin me dënime minimale shpesh herë edhe të pafajshëm, këtu mund të iu referohemi me dhjetëra raste. Edhe pse sistemi gjyqësor në Kosovë nga e kaluara e sistemit Jugosllav i barti edhe ish-gjyqtarët që ishin të involvuar në krimet e sistemit kundër popullatës shqiptare.
Këta gjyqtarë duhet së pari nënshtruar ligjit të Lustracionit, dhe pastaj për të mundur për të ndarë drejtësi, pasi që ndarja e drejtësi nga një person me të kaluar kriminale është një krim i dyfishtë dhe vetëm drejtësi nuk mund të quhet.