Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të gjeturave nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia, dënoi Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO) me €9.000 për mosmarrjen e masave për parandalimin e qasjes së pautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve
Me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të inicuar më 22 qershor 2016, për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj KES/CO, më 09 mars 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shqiptoi gjobën prej €9.000 meqë kjo kompani, me rastin e shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike, nuk kishte bërë zarfimin e tyre, përkatësisht nuk kishte marrë masa të sigurisë për të parandaluar çfarëdo qasje të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve të saj.
Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale, duke mos parandaluar qasjen e paautorizuar në leximin e të dhënave personale gjatë transmetimit të tyre, përfshirë transmetimin nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit dhe rrjeteve, bie ndesh me dispozitën 14 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit.
Vlenë të theksohet se zyrtarët, të punësuarit dhe personat tjerë që kryejnë punë lidhur me përpunimin e të dhënave, përfshirë kontrolluesin e të dhënave, janë të obliguar që gjatë dhe pas kryerjes së punëve të kontraktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat ata njihenm thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale