Sot, me 4 prill 2017, në shënim të Ditën Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.
Ky operacion do të zhvillohet së bashku me njësitet përkatëse të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në poligonin e demolimeve të KFOR-it, në Rahovec, (në rrugën Rahovec-Drenovc i Zatriqit).
Operacioni do të fillojë nga ora:10:30 deri 11:30.
Për të përcjellë këtë aktivitet, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.