“Drejtoria Komunale e Arsimit po vazhdon me projekte të mira për fëmijët”, ka thënë Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Ajo tha se pas rezultateve të larta të arritura, po e vazhdojnë projektin me logopedët nëpër shkolla.
“Jemi zotuar që do të kujdesemi për çdo fëmijë, pa dallime, për zhvillimin e tyre sa më të mirë”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/