Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit nënshkruhen marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të komunës së Gjilaniit, bëjnë të ditur drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.
Sipas Albana Demirit, drejtoreshë e DKA-së së Gjilanit, në bizneset “Koha Bar”, “Bujana” dhe “Planeti”, nxënësit e kësaj shkolle do të praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë.
“Faleminderit bizneseve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/.