Veprimtari Adem Demaçi, ka thënë se ”duhet frikësuar se në Kosovë do të lind një antievropianizëm ose antiamerikanizëm, i cili do të ishte i vështirë për t”u ndalur”.
Demaçi, duke komentuar ndarjen e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga PDK-ja, ka thënë se kjo nuk ishte ndarje në bazë të parimeve për Kosovën, por për interesa personale.
“Nuk ka parime për Kosovën , kanë harru Kosovën dhe hynë në interesa personale. Për hesapin tim ata kur kanë hyrë në luftë kanë menduar të vdesin”, tha mes tjerash Demaçi për Top Channel.
Ai ka thënë se duhet frikësuar se në Kosovë, do të lind një antievropianizëm ose antiamerikanizëm, i cili, siç thotë ai, do të ishte i vështirë për t”u ndalur.