Janë deleguar gjyqtarët për javën e 17-të në Superligë, xhiro kjo e cila do të zhvillohet të dielen dhe të hënën, me c’rast do të mbyllet sezoni vjeshtor.
Gjuqtari kryesor për ta drejtuar derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës i është besuar Tefik Malokut.
Ai do të shoqërohet nga asistentët Emond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë që Fatmir Tahiri do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Në një ndeshje tjetër të rëndësishme të javës si ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës do të arbitrojnë ‘treshja’ me stemën e FIFA-s, me në krye Genc Nuzën si gjyqtarë kryesorë, Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn si asistent.