Në kuadër të vizitave që po bënë delegacioni nga Garda Kombëtare Ajova e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot të shoqëruar nga Shefi i Stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi ata vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog.
Delegacioni nga Ajova i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës, gjeneral brigade William F. McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore, gjeneral brigade Stephanie Samenus, u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, stafi i KFT-së dhe Komandantët e Tri Regjimenteve të Këmbësorisë.
Delegacioni në kuadër të vizitës biseduan për të arriturat dhe planet e KFT-së, dhe së bashku nga afër panë kapacitetet e këmbësorisë që u prezantuan para delegacionit të Gardës Kombëtare të Ajova-s. /2LONLINE/