Në kuadër të bashkëpunimit me Ukrainën një delegacion mjekësorë nga Ukraina, në koordinim me Odën e Mjekëve të Kosovës sot kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Delegacioni u pritë nga shefi i stafit të FSK-së gjeneral Ilir Qeriqi dhe komandanti i Komandës së Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, me këtë rast gjeneral Qeriqi në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari i njoftoi për mbështetjen e deritanishme të RKS dhe FSK-së, si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në të ardhmen për Ukrainën , në koordinim me aleatet.
Vizita ka vazhduar në regjimentin e mjekësisë, për të parë nga afër aftësitë dhe kapacitetet si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mjekësisë në mbështetje të operacioneve ushtarakë. /2LONLINE/