Delegacioni i Federatës së Malit të Zi të Futbollit dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot bënë homazhe te varri i Fadil Vokrrit, për të cilin u tha se do të ishte shumë i lumtur po t’i shihte rezultatet kulmore të Kosovës.
Kryetari i federatës të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq është përkulur para varrit të Vokrrit, pasi ishin shokë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë.
Kryetari i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviqeviq tha se me Fadil Vokrrin kanë qenë shokë dhe bashkëpunëtorë të mirë dhe se përulet para varrit të tij.
“Nuk kam pasur mundësi për fat të keq të jem në ditën e varrimit të Fadil Vokrrit, por sot e kam shfrytëzuar rastin, pasi që kemi edhe ndeshjen në Kosovë, që të vijë dhe të përkulem para varrit të Fadilit”.
“Unë dhe Fadili kemi qenë shok shumë të mirë dhe kemi pas bashkëpunim shumë të mirë. Ka qenë shumë vështirë kur kam dëgjuar për vdekjen e Fadilit dhe sigurisht që ai do të ishte shumë i lumtur po t’i shihte rezultatet kulmore të Kosovës por kjo është jeta”, tha ai.