Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje, Agim Aliu – Kryetar i AKK-së, .Imri Ahmeti – Nënkryetar i AKK-së dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së, po marrin pjesë në sesionin vjeshtor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në këtë takim me rëndësi për pushtetin lokal në Evropë, delegacioni nga Kosova që po përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës, do të marrin pjesë në shumë seanca dhe punime të Kongresit.
Delegacioni i pushtetit lokal të Republikës së Kosovës do të merr pjesë në punimet e seancave si: E ardhmja e Këshillit të Evropës dhe roli i Kongresit në të, Qytetet dhe rajonet e mençura – perspektiva për një qasje të qeverisjes së bazuar në të drejtat e njeriut si dhe në debat tematik: Rishikimi i Kartës Urbane Evropiane II – Manifesti për një Urbanitet të Ri në kontekstin e situatave aktuale të krizës.
Poashtu delegacioni nga Asociacionit të Komunave të Kosovës do të marrë pjesë edhe në seancat si: Çështje e autoriteteve lokale dhe rajonale drejt një leximi të gjelbër të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale si dhe gjatë monitorimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në disa shtetet të Evropës dhe Ballkanit me theks të veçantë.
Vlen të ceket se në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës do të bëhet edhe zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kongresit.
Asociacionit të Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg dhe përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë Kongres. /2LONLINE/