(2L ONLINE) – Në 15 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Tekniko Ushtarake të Kumanovës, mes forcave paqeruajtëse të NATO-KFOR, dhe ushtrisë okupatore të ish-Jugosllavisë, e cila marrëveshje solli kapitullimin e kasapit të Ballkanit, prej luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbështetur nga aleanca e shteteve më mike të shqiptarëve, nga NATO. Kjo marrëveshje mundësoj largimin e atyre që bënë masakra, dhunime dhe djegie të shqiptareve dhe pasurisë së tyre, me ushtrinë që solli paqen, sigurinë dhe qetësinë tek të gjithë qytetarët e Kosovës ushtrinë e KFOR-it. Urojmë dhe angazhohemi që kurrë të mos përsëritet egzodi dhe dhuna ndaj popullit tonë, që e përjetuam në shekullin e kaluar, ka thënë Besim Salihu, Kryetar i APARK
Ai tha se APARK, sot me nderim të thellë kujton të gjithë njerëzit që dhanë kontribut, që sot të jetojmë të lirë, në paqe dhe të punojmë për të ndërtuar Kosovën. Në këtë 15 vjetor, Kosova ka bërë përparime të konsiderueshme në rrugën e sajë, por mbetet edhe shumë për të bërë, në ndërtimin dhe modernizimin e shtetit më të ri në Evropë. APARK, në këtë përvjetor, dhe në këtë situatë ku gjendet Kosova, pas zgjedhjeve parlamentare, kërkon nga koalicioni i ardhshëm qeveritar, që të jetë ndër prioritetet e para transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe të ngrihen kapacitet e nevojshme ushtarake, që të jenë të gatshëm të mbrojnë Kosovën, dhe shtetet mike në kuadër të mbrojtjes së përbashkët të shteteve anëtare të NATO, në rast të ndonjë sulmi të armiqve tanë në të ardhmen. /2L ONLINE/