Deklarata e trajnerit të FC Drita, Ardian Nuhiu dhe e kapitenit Ard Limani para ndeshjes me Royal Antwerp FC
Trajneri Ardian NUHIU:
“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë serioz, stabil dhe me një projekt seriozë!
Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udhëheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte dhe gjithashtu me individ cilësor.
Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne.
Një mundësi e artë për futbollistët e mi për tu përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona.
Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”.
Kapiteni Ard LIMANI:
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë.
Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet.
Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje.
Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi Intelektualët pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë.
Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar”.
Përndryshe, klubi gjilanas ka përfunduar tani më edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme. ku siç dihet FC Drita do të përballet me skuadrën belge, Royal Antwerp FC. /2LONLINE/