Anëtarja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukrije Rapuca, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ka shpalosur qëndrimin e saj për çështjen që ka të bëjë me shkollën e Agrobiznesit.
Shih shkrimin e plotë: “Nga ardhja në pushtet e LDK-së, ka filluar një lloj fushate kundër Shkollës së Bujqësisë”
Por, me qëndrimin e saj, nuk është pajtuar Anila Tusha Kastrati mësimdhënëse në këtë shkollë.
Tusha-Kastrati, që njëherësh është kryetare e komisionit për arsim nga Nisma për Kosovën, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së asambleistes së PDK-së, Shukrije Rapuca që po e japim më plotë si më poshtë:
Anila Tusha Kastrati
Kohëve të fundit na keni lodhur me kritikat tuaja të vazhdueshme. Ju të gjithë keni një hall. Dhe ne iu kuptojmë. Zgjedhjet komunale po afrohen dhe ju duhet të merreni me diçka. Ky komiteti juaj përse kurrë nuk erdhi të na vizitoje dhe të qajë hallet dhe brengat me ne? Si nuk qenka vullneti ynë dhe I nxënësve te kemi një ambient modern, si ai që kemi lënë? Duhet të jesh shume naiv të mos e kuptosh këtë. Por “TI” e nderuar Zonja Shukrije, për të dytën herë po të drejtohem personalisht dhe publikisht.
Pa dashur të zgjatem, po te përgjigjem ne pika të shkurtra.
Si e keni hallin me këto shpifje dhe akuza? A doni te ngrini reputacionin tuaj, apo thjesht gjuani një gur në lumë dhe kërkoni që të mbyten të tjerët?
Komiteti për Arsim pa marre parasysh përbërjen e tij, nuk ka aspak te drejtë kur mendon se ishim ne ata qe mbyllëm shkollën e Bujqësisë, pasi ajo nuk u mbyll, por vetëm u transferua në një lokacion tjetër. Pse nuk u brengosët kur numri i nxënësve ra në mënyrë drastike nga 1200 në 200.
Sidoqoftë vazhdoni tërë kohën me ironinë tuaj të padurueshme dhe thoni se bujqësia nuk është vend bulevardesh dhe kafiterish! Ku janë këto bulevarde në Gjilan që nuk i dimë ne?
Disa here përdorni shprehjen “deri ne banalitet”. Si e kuptoni ju institucionin dhe figurën e shenjtë te Mësuesit?! A qenka misioni ynë kacafytja me nxënës apo edukimi i tyre?
Unë nuk e di kur personalisht Ju dhe asambleistët tuaj iu pamë, duke ardhur dhe duke ndarë shqetësimin me ne? Nga holli i asamblesë të gjithë krekoseni dhe lëshoni deklarata pompoze, a thua se gjumi nuk iu zë për ne?
A i keni pyetur ideatorët e këtij dështimi se a ishim ne profesorët dhe nxënësit të pajtimit kur u mor vendimi dhe u degdisëm si mos më keq. Më mire do të iu sqaronte ish drejtori ynë, zoti Nehat Salihu, i cili shumë më mirë e di se sa ishte numri i nxënësve të gjeneratave që ai përcolli.
Unë si mësimdhënëse gjithmonë kam qenë e zhurmshme për këtë çështje dhe disa herë i kam bërë thirrje ish drejtorit të merret me këtë punë dhe ta dërgojë në instanca më të larta, por gjithnjë përgjigje ishte heshtja.
A nuk ishte edhe atëherë mundësia e tij si komision i bujqësisë t’i shpërfillte hatëret e partisë së tij dhe të mbronte interesin tonë?
Përse tani na tregon statistika e përfitime, kur akuzohet për shpërdorime? A thua se ne hamë bar dhe nuk dimë asgjë sipas jush?. A nuk duhet te mbrohemi kur na sulmoni?
A reaguat ju për mosrespektimin e urdhëresës administrative të DKA-se për kufizimin e numrit të nxënësve nëpër paralele të shkollave të tjera? Sigurisht që jo! Sa herë u përpoqët të na ndihmoni lidhur me këtë shqetësim? Aspak nuk u lodhët. Aspak nuk e prishët rehatin. Gjejani vendin atij investimi se nuk është i goditur si lokacion më së pari, ose provoni të zhvendosni shkollat ku ju vetë jepni mësim aty?
A nuk iu mjaftoi bojkoti i mësimit nga nxënësit? Shqetësimet e prindërve dhe vizitat e tyre ne DKA?
A ekzistoni ju si komitet arsimi? Këtë, ju e dini më mire se ne. Ju asnjëherë nuk ishit solidarë me ne, as në sensibilizim të nxënësve dhe as në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ne i falënderojmë njëzëri komunën, për vendimin që morën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na dhanë. Ë(edhe pse në këto momente nuk na interesojnë apetitet e asnjë partie politike). Nëse do të mbeteshim aty ende, atëherë shkollës do t’i vihej dryni.
Se kur filluan problemet me këtë shkollë ju e dini më mirë se të gjithë. Ndoshta këta i trashëguan nga ju këto gabime, po për t’i paguar i paguam ne, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, qe qoftë edhe një ditë të vetme nuk mundëm ta kalojmë pa telashe.
Të sulmohesh me sopat qenka mos arsyetim!!! Të kesh frikë të punosh dhe të mos dish si do vejë halli yt deri në fund të mësimit qenka banale? Çfarë bëni kështu ku është morali dhe dinjiteti juaj? Ti na flet për siguri, kur e tërë ajo lagje as për vete nuk ka siguri? Ty të intereson politika, ne e dimë shumë mirë, po të flasim, të akuzojmë dhe të injorojmë faktet dhe realitetin, nuk bënë.
Danezët ishin qëllimmirë dhe dashamirës ndaj komunës tonë, kjo qëndron është e vërtetë, por atyre askush nuk iu tha se po investoni në një lokacion të gabuar.
Të pa mëshirshëm quaji ata që na sollën para aktit të kryer. pa na pyetur fare, sigurisht e vullnetit të mirë për të na syrgjynosur sa më larg paske qenë edhe ti.
Problemet e arsimit në komuna zgjidhen ne komunën tonë. Ne ju themi edhe njëherë, se ishim vetë ne së bashku me prindërit dhe nxënësit, ata që insistuam të zhvendoseshim në kampus. Nuk na intereson fare se çfarë mendoni!
Më e rëndësishme është buzëqeshja e nxënësve tanë dhe kthimi i optimizmit të mësimdhënësve, me shpresën që vitet në vijim të na kthehet dinjiteti dhe reputacioni që patëm.