Riad RASHITI
(2LONLINE) – Pas shumё proceseve tё ndodhura brenda njё vit dhe mё herёt nё degёn e PDK-sё, si dhe pas procesit tё zgjedhjeve lokale ku e sollёn PDK-nё nё opozitё meritueshёm, sot janё hapur tё gjitha dyert nё degёn e PDK-sё nё Gjilan pёr tu marr me vetveten, me synimin pёr tё diagnostifikuar sa mё saktё sёmundjen e cila e ka rёnduar shumё keq kёtё degё tё Partisё Demokratike tё Kosovёs qё nga viti 2009 e kёndej, e pastaj duhet trajtuar dhe shёruar krejt e mirё, me qёllim tё forcimit tё degёs drejtё rritjes sё partisё e cila mund tё bёhet vetёm pas reformimit tё thellё dhe hapjes pёr tё gjithё qytetarёt e Gjilanit.
Sigurisht qё sot secili votues, simpatizantё, aktivistё, anёtarё dhe tё gjitha strukturat e PDK-sё janё tё pakёnaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me gjendjen shume problematike mbrenda vet partisё. Por tani pothuajse ekziston te tё gjithё mendimi i njejtё dhe i shumicёs nё parti, se mё nё fund ka ardhur koha pёr analizё tё mirёfilltё, nga tё cilat sigurisht do tё dalin edhe rekomandimet pёr hapat e mёtutjeshme, tё cilat ne si parti duhet ti marrim pёr tё dalur nga problemet e grumbulluara e tё shumta tё krijuara sidomos gjatё viteve tё fundit.
PDK-ja nё Gjilan nuk guxon qё edhe mё tutje tё bёjё gabime tё rёnda ashtu siç ka bёrё deri mё tani. Sё pari duhet bёrё reforma tё vёrteta e jo vetёmashtruese, qoftё edhe tё organizojё dhe mbajё zgjedhje tё reja nё degёn e Gjilanit, sepse njёri nga faktorёt kryesor pёr humbjen e zgjedhjeve lokale nё Gjilan ishte edhe procesi i sakatosur i zgjedhjeve nё parti qё nuk e fuqizuan strukturёn e saj, por e lёnduan rёndё. E kjo ishte e orkestruar nga individё e pёrfitues tё pёrhershёm nga partia dhe qeverisja e saj.
Zgjedhjet e mbajtura nё degёn e Partisё Demokratike tё Kosovёs nuk ishin reformuese aspak, por ishin degraduese, manipuluese dhe eliminuese. Dhe sot, nuk mund dhe nuk kanё tё drejtё tё kёrkojnё reforma nё degёn e PDK-sё nё Gjilan, individёt tё cilёt ishin organizator, prijёs dhe prishёs tё zgjedhjeve nё parti.
Sepse, tashmё dihen hapur adresat e secilit nё PDK, dihet kontributi i secilit qё ka bёrё pёr Partinё Demokratike tё Kosovёs, qё prej themelimit e deri mё sot. Dihet se cilёt janё ata qё me kontributin, punёn dhe sjelljen e tyre e mbajtёn nё opozitё PDK-nё nё Gjilan, qё nga themelimi e derё nё vitin 2007, dihet pёr kontributin, punёn dhe sjelljen e tyre qё e bёnё fituese PDK nё Gjilan pёr shumё palё zgjedhje lokale dhe qendrore, por nё fund dihet edhe pёr ata qё kontribuan shumё pёr ti humbur zgjedhjet kandidati i PDK-sё pёr kryetar tё Gjilanit.
Andaj sot gjithёçka ёshtё e njohur pёr krejt Gjilanin, pёr ata qё vijnё e marrin pёrherё nga kёtu, nga puna dhe mundi strukturave tё PDK-sё, por qё kurr asgjё nuk kanё bёrё pёr Gjilanin dhe as pёr PDK-nё.
Kemi njё prej tyre, i cili duke e kuptuar se tanimё e kanё kuptuar shumё mirё tё gjithё tё tjerёt nё Partinё Demokratike tё Kosovёs dhe se mё nuk ka vend dhe hapёsirё pёr lojёra tё ndyta nё PDK, ka ikur nё njё subjekt tjetёr, duke lёnё pas Gёrdecin zgjedhor qё i priu me klanin e tij rrёnues nё Partinё Demokratike tё Kosovёs., por duke marrur me vete vetёm pёrfitimet e majme tё tija personale e grupore qё nё emёr tё kёsaj partie i mori dhe nё kurriz tё qindra aktivistёve tё PDK-sё nё Gjilan. Tani shihet qartё se edhe nё subjektin tjetёr ai po bёnё prapaskena vetёm pёr interesa tё tija personale e familjare.
Poashtu kemi edhe njё tjetёr kontribues i cili me njerёzit e tij u angazhua maksimalisht pёr rrёnimin e degёs sё PDK-sё nё Gjilan, e pёr ta kontrolluar atё, vetёm e vetёm qё tё pёrfitojnё edhe mё shumё nё emёr tё partisё. Dy deputet e Gjilanit nga radhёt e PDK-sё, qё nga momenti kur u bёnё deputet nё Kuvendin e Kosovёs, ata deri mё sot bash asgjё nuk kanё bёrё pёr Gjilanin dhe as pёr partinё, ndoshta me ndonjё pёrjashtim tё vogёl sepse kanё pёrfituar nga njё projekt pёr vendbanimet e tyre nga ata vinin, bile edhe jashtё komunёs sё Gjilanit.
Kёta dy deputetё (tё PDK-sё) nga Gjilani, kishin vetёm njё mision pёr ta bёrё nga Prishtina, marrjen e kontrollit (pёr disa muaj edhe e realizuan) tё degёs sё PDK-sё nё Gjilan duke eliminuar personalitete tё dёshmuar dhe tё mbёshtetur plotёsisht nga shumica e qytetarёve tё komunёs, e pastaj ata synonin marrjen e kontrollit tё plotё tё qeversijes dhe Gjilanit.
Edhe pse realisht deputetёt tanё prej se janё bёrё deputet, e kanё kontrolluar çdo institucion qё i takon nivelit qendror e qё operon nё territorin e Gjilanit, kanё caktuar menaxherё që nuk janë as të komunës së Gjilanit, (si nё ATK, PTK, KEK, APK etj.), kanё caktuar anёtar tё bordeve tё ndёrmarrjeve publike, shefa tё agjensioneve tё qeveritare, kanё punёsuar njerёz tё familjarёve tё tyre dhe klanore, por jo aspak tё aktivistёve nga strukturat e Partisё Demokratike tё Kosovёs. Këto veprime me vite të tëra e kanë dëmtuar keq partinë në Gjilan
Kemi edhe tё tjerё tё tillё, qё pёr asgjё tjetёr nuk janё nё Partinё Demokratike tё Kosovёs pёrveq shfrytёzimit tё partisё pёr arritjen e interesave tё veta biznesore. Andaj kemi edhe shumё qёshtje tё tjera tё cilat duhet tё merremi tё gjithё ne, sepse humbja e zgjedhjeve lokale nё Gjilan nuk ka ndodhur rastёsisht, por e ndihmuar shumё mё shumё edhe nga individё tё caktuar brenda PDK-sё. Tё cilёt gjatё fushatёs edhe hapur kanё punuar kundёr kandidatit pёr kryetar tё Gjilanit, e ata dihet shumё qartё cilёt janё.
Por pёrgjegjёsia pёr humbjen e zgjedhjeve lokale nuk pёrfundon kёtu, por llogaria duhet tё kёrkohet edhe mё gjёrё, duke filluar nga PDK-ja nё qendёr, e deri te kryetari i degёs sё PDK-sё nё Gjilan, i cili deri mё sot do tё duhej tё merrte publikisht pёrgjegjёsinё kryesore, si bartёs i procesit zgjedhor i cili ka ndodhur brenda partisё dhe si bartёs i procesit tё zgjedhjeve lokale, e ku nё tё dy proceset si parti dolёm humbёs tё mёdhenjё. Ai do tё duhej qё deri mё tani sё paku ta ketё kuptuar, se kur njё person nё pozitё udhёheqёse do tё duhej tё jepte dorёheqje tё menjёhershme nga pozita e tij dhe tё vazhdonte angazhimin e plotё nё partinё e cila ka nevojё pёr rritje dhe fuqizim.
Tani tё gjitha dyert janё tё hapura nё degёn e PDKsё nё Gjilan, pёr tё analizuar, debatuar, vlerёsuar, vepruar nё drejtim tё ngritjes dhe reformimit tё mirё tё partisё, e cila ka nevojё pёr secilin prej nesh, e edhe pёr tё gjithё ata qё kanё menduar e vepruar gabimisht.
Mirёpo, Partisё Demokratike tё Kosovёs nё Gjilan duhet ti prijnё ata tё cilёt kanё dhёnё shumё pёr partinё dhe qё kanё punuar e kontribuar pёr fitoret e njёpasnjёshme tё PDK-sё, ata qё ndryshuan komunёn, ata qё ndikuan pёr rritjen e partisё dhe pёr kёto tё arritura qё sot i ka Gjilani. /2LONLINE/
Riad Rashiti, anёtar i Kryesisё sё Degёs sё PDK-sё nё Gjilan