Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, nga radhët e koalicionit LAA, ka deklaruar në takimin konsultativ se nuk është korrekte nga ana e PAN-it të kërkojë seancë më 24 gusht, kur sipas tij, javën e kaluar patën kërkuar që seanca të mbahet më 17 ose 18 gusht.
Sipas tij, koalicioni PAN duhet të tregojë korrektësi minimale në këtë proces, raporton “Epoka e re”. Deputeti Deda ka ftuar kryesuesin e seancës që të mos thërras më seanca pa pjesëmarrjen e gjithë deputetëve.
BURIMI: Epoka e Re