Në Viti fillojnë punimet në rregullimin e katër tregjeve

Në Viti fillojnë punimet në rregullimin e katër tregjeve

Në kuadër të një projekti të Komunës së Vitisë, pritet që së shpejti të fillojë rehabilitimi i tregjeve të gjelbër dhe të kafshëve në Viti dhe Pozheran.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar sot fshatin Drobesh pasi që përballë të varrezave të këtij fshati kanë filluar punimet në ndërtimin e tregut të kafshëve.

Ky treg deri me tani ka qenë për skaj të rrugës magjistrale Viti-Gërlicë. Tregu i ri i kafshëve në Drobesh do të këtë një sipërfaqe të rregulluar prej 1 hektarësh dhe zhvendosja e saj është mirëpritur nga qytetarët.

Gjatë vizitës që kanë bërë sot, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me në lokacionin e ri të tregut të kafshëve në Drobesh për të parë nga afër punimet që kanë filluar në rregullimin e këtij tregu ata janë pritur nga qytetarët e këtij lokaliteti të cilët thanë se institucionet komunale të Vitisë përmes projekteve të tyre po përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Me këtë rast Kryetari Haliti tha se pos projekteve të shumta të cilat janë realizuar në lokalitete të ndryshme të kësaj komune ata e kanë parë të arsyeshme që të krijojnë kushte sa më të mira për tregtarët të cilët përmes veprimtarisë së tyre po i sjellin të mira shoqërisë.

“Si kryetar i kësaj komuna jam përkushtuar që të realizoj projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm. Sot përveç se kemi filluar me rregullimin e tregut të kafshëve në Drobesh do të fillohet së shpejti edhe me rregullimin e tregut të gjelbër në Viti, rregullimin e tregut të kafshëve dhe atij të gjelbër edhe në Pozheran.

Gjithë kjo punë po bëhet që tregtarët tanë të kenë kushte sa më të mira që të plasojnë produktet e tyre në treg por edhe për qytetarët të cilët do ti shfrytëzojnë këto tregje”, u shpreh Kryetari Haliti.

KOMENTE