Debat i organizuar dhe i dështuar nga mediumi Tribuna Channel më datë 13.10.2017 live prej orës 20:45 me gazetarin Mendu Abazi, me Kandidatët për Kryetar Komune nga Gjilani. Ky debat i orkestruar mirë nga ky medium, i cili shihet qartë se mban anën e njërit nga kandidatët e ftuar (Lutfi Haziri) nga LDK-ja, medium i cili haptas shihet se është medium i sponzorizuar nga LDK.
Naser Morina, kandidat për Kryetar Komune në Gjilan
Dëshmi për këtë dështim të këtij LDK MEDIUMI është Kandidati i subjektit politik të Partisë së Drejtësisë, Prof. PhD. Naser Morina, i cili ishte i ftuar në këtë debat, dhe rreth orës 20:00 në telefon i’u tha që është anuluar. Kandidati nga PD-ja pasi kishte marrë vendim për tu kthyer në Gjilan, pranoi një telefonatë nga jashtë për tu pyetur pse nuk ishte pjesë e debatit.
Në debatin e organizuar ishte vetëm L.Haziri. Pasi pranoi këtë informatë N.Morina vendosi të kthehej dhe konsultohej prap me mediumin në fjalë, dhe kërkoi të jetë pjesë e debatit, por atij nuk ju dha e drejta për pjesëmarrje në debat, por ju dha vetëm një keqardhje dhe asgjë më tepër.
Më pas gazetari kishte filluar emisionin me kohë me njërin nga Kandidatët që ishin të ftuar, me Lufti Hazirin, dhe që në fillim moderatori kishte luajtur rolin e avokatit të LDK-së duke u arsyetuar për mosardhjen e kandidatëve të tjerë, duke u shprehur lirshëm moderatori se ata të gjithë kishin dështuar në fushatat e tyre ditore dhe për atë nuk janë prezent.
Gazetarë dhe mediume të tilla nuk duhet përkrahur, ato duhet ndaluar së propaganduari në dëm të shoqërisë apo të një kategorie të saj, duke krijuar favore të një apo më shumë individëve.
Këtë medium duhet sanksionuar dhe ndëshkuar me ligjet e Republikën e Kosovës që kanë të bëjnë me mediat.
Sponsorizuar nga PD