DYLON

Lluka takon drejtuesit e Bankës Botërore, flasin për projekte konkrete

Lluka takon drejtuesit e Bankës Botërore, flasin për projekte konkrete
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e delegacionit nga Kosova ku bën pjesë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, të shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u takuan me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller dhe zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm, Laura Tuck.

Në këtë takim Ministri Lluka ishte shumë konkret me kërkesat e tij për financimin e projekteve zhvillimore në Kosovë, me fokus të veçantë projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, projektin për Agrobiznes dhe projektin e Ekonomisë Dixhitale në fushën e teknologjisë informative.

Kreu i MZHE-së nga ana e tij, njoftoi drejtuesit e Bankës Botërore me ecurinë e zhvillimit të projekteve që mbështeten nga ky institucion financiar në Kosovës, siç janë ato në sektorin e energjisë, ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese, respektivisht rritjen e efiçiencës së energjisë.

EkoHigjiena

Ministri Lluka ka falënderuar drejtuesit e Bankës Botërore për ndihmën e vazhdueshme që po i japin vendit tonë me synim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke theksuar se kjo mbështetje është e domosdoshme për zhvillimin e sektorëve të lartpërmendur.

Ndryshe, Ministri Lluka po qëndron në SHBA në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, i cili po merr pjesë në takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.