Matthijs de Ligt është zgjedhur lojtari i vitit në kampionatin holandez ‘Eredivisie’ për sezonin 2018/19, pasi e udhëhoqi Ajaxit drejt triumfit në Kupën e Holandës dhe në Ligë.
19-vjeçari është bërë lojtari më i ri që e fiton “Këpucën e Artë”. Sulmuesi i PSV Eindhoven, Luuk de Jong, u vlerësuar i dyti më i mirë, e fitoi Këpucën e Argjendtë, kurse sulmuesi i Ajaxit, Dusan Tadic, e fitoi Këpucën e Bronztë.
“Ky çmim më motivon edhe më shumë, sidomos kur dihet se e kanë fituar aq shumë emra të mëdhenj. Më motivon të arrij edhe më shumë në karrierë”, tha De Ligt.
“Këpuca e Artë” është një çmim që dhurohet nga e përditshmja “De Telegraaf” dhe e kanë fituar lojtarë si; Johan Cruyff, Frank Rijkaard, Ronald Koeman, Romario, Ronald de Boer dhe Luis Suarez.