Sonte kishim nderin dhe kënaqësinë që ta mbajmë takimin e radhës me kandidatët e listës fituese për asamble komunale nga lagjja Dardania I dhe Dardania II, Hana Saqipi-Myrtaj, Salih Sadiku dhe Ardian Latifi, të cilët bashkë me kryetaren e ardhshme Leonora Morina Bunjaku prezantuam programin qeverisës dhe prioritet e projekteve për këtë lagje.
Së bashku me banorët e kësaj lagje diskutuam për problemet që gjenden në këtë lokalitet për shkak të keq-menaxhimit lokal.
Lagjja Dardania I dhe Dardania II janë të gatshëm për ndryshim dhe ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.
PDK do ta bëjë ndryshimin që i duhet urgjentisht Gjilanit në çdo sferë!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/