DYLON

Motivohen të rinjtë nga komunitetet pakicë që të aplikojnë për konkursin e ardhshëm në Policinë e Kosovës

Motivohen të rinjtë nga komunitetet pakicë që të aplikojnë për konkursin e ardhshëm në Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e Komunës së Novobërdës u mbajt një takim informues i përfaqësuesve të Policisë së Kosovës me të rinjtë nga komuniteti rom.

Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-e Gjilan në  asistencë ishin edhe nga Shoqata e Gruas në kuadër të policisë së Kosovës. 

EkoHigjiena

Janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit  për konkursin për zyrtar policor.

Takimi është mbajtur me qëllim të motivimit për të rinjtë nga komunitetet pakicë që të aplikojnë për konkursin e ardhshëm në Policinë e Kosovës i cili do të publikohet në faqen e internetit të Policisë  së Kosovës si dhe në media.

Gjithashtu në takim informus u vu re se e gjithë procedura e aplikimit si dhe testimi do të bëhen përmes ueb aplikacioneve (online).

Për më tepër, të rinjtë u njohën me procedurën për kontrollimin e aftësive fizike që kandidatët potencialë duhet të përmbushin gjatë testimit

Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe është realizu  përveq në komunën e Novobërdës edhe në   komunat Gjilanin, dhe Kamenicën, në ditit në vijim do të vazhdohet me komunat tjera.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan  inkurajon të gjithë qytetarët  pa dallim etnie te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.