Më 7 shtator në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, Kosova sfidohet nga Çekia në grupin A.
Entuziazmi në kampin e Kosovës para ndeshjes me Çekinë duket shumë i madh, dhe për ta bërë atë edhe më madhështore, po përkujdesën tifozët e Kosovës “Dardanët”, të cilët paralajmërojnë diçka të madhe ditën e shtunë.
Kryetari i “Dardanëve”, Lulëzim Berisha ka thënë se dita e shtunën do të jetë një ditë e paharruar për Kosovën.
“Do të jetë diçka speciale, “on fire” krejt Kosova”, ka thënë Berisha duke paralajmëruar shumë befasi, derisa edhe koha jo e zakonshme e zhvillimit të ndeshjes, pra ora 15:00, nuk do të jetë asnjë pengesë për një atmosferë të zjarrtë.Do të kemi një koreografi speciale derisa edhe atmosfera do të jetë diçka e paharruar. Asnjë pengesë nuk ka koha e zhvillimit të ndeshjes, “Dardanët” janë gati në çdo kohë”, ka thënë Berisha i cili vazhdimisht është afër lojtarëve edhe në stërvitjet e tyre, dhe duket se ata janë të njoftuar për atmosferën e zjarrtë që do të mbretëroj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje konsiderohet finale për ne, kështu që të gjitha gjërat janë të jashtëzakonshme në këtë lojë”, ka përfunduar, Berisha.