DYLON

Oda e Afarizmit përshëndetë vendimin për të eksportuar peshk në Maqedoni

Oda e Afarizmit përshëndetë vendimin për të eksportuar peshk në Maqedoni
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), përshëndetë vendimin e marrë nga Maqedonia e Veriut për heqjen e taksës së padrejtë të vendosur në Qershor të këtij viti për ndalimin e importit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Ky vendim vjen si pasojë e presionit që MTI i ka bërë shtetit Maqedonas duke vendosur taksë të ndërsjelltë ndaj disa produkteve, gjë e cila po shihet që ka pasur efektin e saj.

OAK fton Qeverinë e vendit që të rrisë përkrahjen e prodhuesve vendor dhe të përdor masa reciprociteti ndaj vendeve që po pengojnë bizneset e Kosovës.

EkoHigjiena

OAK rikujton Insitiucionet e Kosovës për nevoja të mëdha që i ka biznesi vendor, andaj kërkojmë që të kenë përkrahje maksimale.

Kujtojmë që OAK, ka reaguar mënjeherë pas marrjes se vendimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut me origjinë nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta-Istog.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi.

Me ketë rast. OAK falënderon Ministrin Shala për mbeshtetjen që i ka bërë këtij sektori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.