Kosova dhe Anglia do të sfidohen në eliminatoret për “Euro2020”, në “Fadil Vokrri” më nëntor. E udhëtimi drejt Kosovës në nëntor pritet të jetë interesant per anglezet, jo për shkak të pikëve, por për shkak se ngjarja do të luhet në një vend të vogël ballkanik me supertifozëri.
Lojtarët anglezë janë fyer në baza raciste në Podgoricë e Sofje, ndërkohë në Pragë, tifozët anglezë janë malltretuar e arrestuar nga policia çeke. Edhe në tribuna nuk ishte qetë.
Por, ka një përshtypje se udhëtimi i Anglisë në Kosovë do të jetë krejtësisht ndryshe, krejt miqësor. Në fakt, kjo është paralajmëruar nga grupi i tifozëve të Përfaqësueses “Dardanët” dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
“Dardanët” madje kanë premtuar edhe një formë më të gjerë të përkrahjes për anglezët.
Kjo ndeshje luhet tri ditë pas asaj nën Plzen, ku Kosova do të takohet me Çekinë. Dy ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare për Kosovën në rrugën e saj për kualifikim në “Euro 2020”, por kjo sipas “dardanëve” nuk është arsye të fyhet rivali.