Kosova më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet me të mëdha në historinë e Kosovës.
Do të jetë Kombëtarja e Anglisë që do të zbresë në tokën Dardane për zhvillimin e ndeshje me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kjo është ndeshja e fundit e Kosovës në këto eliminatore që e zhvillon në Prishtinë dhe interesimi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh.
Tifozët – “Dadanët” kanë dalë me një njoftim rreth biletave për atë ndeshje
Njoftim:
Të gjithë tifozët Dardanë që anëtarësimin e kan bo në Prishtinë, ftohen që të vijnë në “FanClub Dardanët” të shkruajnë Emrin dhe Mbiemrin për me rezervu biletën për ndeshjën kundër Anglisë, ndeshjën e fundit që e luajmë si vendas në kuadër të ciklit të Europianit.
Shpërndarja e biletave bëhet në ditën e lojës. Në dispozicion bileta ka veq për antarët, me gjith respektin per krejt shoqnin e familjar nuk muna me ju ndihmu me bileta nqofse nuk jeni antar.
Forca Kosova, Forca Dardanët”, kanë shkruar dardanët.