Informacioni për arrestimin e tetë shtetasve çekë të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi” është shpërndarë gjithandej vendit.
Prandaj tifozët e Kosoves, “Dardanët” kanë reaguar shpejtë, teksa u kanë bërë thirrje gjithë tifozëve të Kosovë që të përmbahen nga provokimet e mundshme të tifozëve çekë gjatë ndeshjes.
“Ftojmē për maturi dhe përmbajtje duke i rrespektuar normat dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara nga UEFA, dhe duke lënë organeve të sigurisë së Kosovës të bëjnë punën e vet, ashtu siç kanë bërë edhe sot duke parandaluat ca tifozë çek me tendenca provokatore”, thuhet ndër të tjerash.
Më tej “Dardanët” kanë thënë se fitorja e nesërme është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.