Besnik Rrudhani (LDK) e Afrim Dërvishi (V.V) më të notuarit Asamblist ndërsa Besa Hoxha Krasniqi (LDK) më e notuara femër në Asamblenë Komunale të Kamenicës.
Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës”I cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me prezantimin e raportit te monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë gjatë periudhës janar-qershor 2019
Drejtori ekzekutiv,projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka njoftuar te pranishmit me raportin e monitorimit te Kuvendit Komunal në Kamenicë.
“Gjate periudhës se monitorimit janar-qershor 2019 kemi monitoruar nga afër punën e legjislativit, ky monitorim pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga procesi i monitorimit të punës dhe përformancen e trupave të Kuvendit Komunal. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, si dhe progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës së raportimit është mbuluar nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Vranja.
Organizata Jo Qeveritare Dardanapress, në fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme përformancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura :Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës,ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë , nga kjo del se me i votuari përveç Kryesuesit te Kuvendit Albert Sermaxhaj , është Besnik Rrudhani (LDK)me 24 pjesëmarrje ne diskutime, Afrim Dërvishi (V.V) 23 pjesëmarrje ne diskutime,ndërsa nga këshilltarët femra janë : Besa Hoxha –Krasniqi (LDK) 15 pjesëmarrje ne diskutime dhe Fillorta Rexha (PDK) 4 pjesëmarrje ne diskutime.
Ndërsa anëtarët me aktiv ne Komitetin për Politik dhe Financa kanë qenë: Florim Kryeziu (PDK) me 8 pjesëmarrje ne diskutime, Besa Hoxha Krasniqi me 7 pjesëmarrje ne diskutime. Me aktivi në komitetin për komunitete ka qenë: Përveç kryesuesit Stefan Mihajlovic, Fillorta Rexha (PDK), (7) diskutime , dhe Sejdi Kurteshi (LDK)me (3) diskutime.
Pas përfundimit te prezantimit te raportit te monitorimit e kanë marrë fjalën këshilltarët prezent komunal ,pjesëtarë te shoqërisë civile dhe qyfterët , të cilët kane shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar te monitorim , shumica prej tyre kane thënë se duhet inkurajuar sheqerin civile dhe përkrahur OJQ-te qe te përcjellin dhe te monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin e punesë dhe transparencës.
Te pranishëm ne këtë tryeze kane qene: Kryesuesi i Kuvendit Komunal,Këshilltarët e Kuvendit Komunal,qytetarë,pjesëtarët e shoqërisë civile, mediet lokale.