Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte informimi për gjendjen momentale e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës dhe Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale.
Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Krijimi i një data baze me shënimet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, Regjistrimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore në zonat kadastrale të Komunës, Rifunksionalizimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, shfrytëzimi racional dhe vënia në shfrytëzim më qëllim të zhvillimit ekonomik lokal.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Kthimi i materialeve arkeologjike nga komunat tjera komunës së Kamenicës, Hapja e rrugës për te kalaja e Kolinës, Rishikimi i listës të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë, hartimi i strategjisë komunale për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore, hartimi i planit 3 vjeçar dhe rregullorja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inicimi i dërgesave dhe kërkesave për ti vendosur objektet, monumentet në listën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, etj.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetar, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.
Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/