OJQ-Dardanapress nga kamenica, në kuadër të projektit “ Ti mbrojmë të rinjtë nga ajri me tym duhani”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë ,ka organizuar kampanjën vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.
Sherafedin Vranja tha se qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit te duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.
Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “ Fan Noli” se bashku me stafin e OJQ-Dardanapress në qendër te qytetin kanë organizua “kampanjën e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë/fruta sezonale)me qëllim pë vedisimin e të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërnda fletushka,broshura , material edukativ.