Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore , mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar Kampanjën për Promovimin, Ruajtjen dhe Prezantimin e Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi kampanjës promovuese ishte vedisimi dhe informimi i qytetareve për Trashëgimin Kulturore të Komunës përmes shpërndarjes së fletushkave me të dhëna të monumenteve Kulturore -Historike. Gjatë organizimit të kësaj fushate vedisuese qytetarët janë njoftuar për rëndësinë, vlerat shpirtërore, zhvillimet historike ndër shekuj si dhe për vend ndodhjen e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/