Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e parë për Promovimin dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi i organizimit të debatit të parë me strukturat komunale, Shoqërinë Civile, mediat lokale ishte promovimi i vlerave të Trashëgimisë Kulturore të Kamenicës, Rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore si dhe roli i Shoqërisë Civile dhe medieve për provimin e Trashëgimisë Kulturore.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre,etj.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, përfaqësues nga zyra e kryetarit, përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.
Projekti“Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/