Organizata Joqeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore” mbështetur nga komuna e Kamenicës përkatësisht nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar fushatë vetëdijesuese për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës.
Qëllimi i fushatës vedisuese ishte informimi i qytetareve me Trashëgimin Kulturore të Komunës si dhe mbrojtja, shfrytëzimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si pasuri publike e pazëvendësueshme e vlerave kulturore, sociale dhe ekonomike e që është një lloj burimi i zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në Komunën e Kamenicës .
Në këtë fushatë vetëdijesuese qytetarëve u janë shpërndarë fletushkat e përgatitura nga Dardanapress dhe DKRS-ja. /2LONLINE.com/