Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin e tretë një-ditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimi i buxhetit komunal.
Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit,drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të kuvendit krahas financave komunale, procesin e planifikimit të buxhetit komunal, kornizat afat-mesme të shpenzimeve, parashikimeve e të hyrave buxhetore, etj.
Projekt menaxheri nga OJQ DardanaPress, Sherafedin Vranja ka thënë se “Qëllim i yni është që pjesa e buxhetit që ka të bëjë me investimet kapitale të hartohet së bashku me qytetarët, përkatësisht duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve. Bazuar në këto nevoja, të hartohet buxheti edhe prioritetet dhe ti orientojmë në këtë drejtim, në mënyrë që buxheti i paraparë për investime kapitale, të jetë tërësisht në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve”.
Në vazhdim të trajnimit të pranishmit janë njoftuar mbi rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale,burimet e financimit të komunave,si dhe me procesin e planifikimit të buxhetit komunal. Si rekomandim kryesorë i dalë nga trajnimi është mbajta e konsultimeve publike,propozimet e dala nga konsultimet publike të merren parasysh dhe qëllim që të kontribuojnë në formulimin e buxhetit komunal, dhe të reflektojnë nevojat dhe prioritetet e banorëve.
Në këtë trajnim përveç anëtarëve të Kuvendit kanë marrë pjesë Drejtorë të Drejtorive Komunale,zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/