Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë,ka mbajtur trajnimin një-ditor me këshilltarët e kuvendit komunal, mbi rolin dhe detyrat e Këshilltarëve.
Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e Këshilltarëve Komunal në vendimmarrje komunale,Legjislacioni në fuqi, Ligji i Vetëqeverisjes Lokale, përfaqësimi i interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse,si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.
Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç në trajnimin e organizuar janë identifikuar se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës se këshilltarëve komunal lidhur me proceset vendimmarrëse në nivel komunal përmes ngritjes së kapaciteteve të ofruara gjatë trajnimeve si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve deri në përfundim të mandatit.
Në këtë trajnim përveç këshilltarëve komunal kanë marrë pjesë anëtar të shoqërisë civile, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave, dhe media lokale.
Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.