“Intelektualët” dhe qytetarët e Gjilanit nuk ndalen, nisen për Shqipëri edhe 18 furgonë të tjerë
Ndihmat për Shqipërinë nuk kanë munguar as nuk është kursyer nga askush, por më së shumti nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova.
Tifozët gjilanas, “Intelektualët” e Dritës nuk janë ndalë as në ditën e dytë, teksa kanë grumbulluar shumë ndihma pranë Teatrit të Qytetit në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Gjatë ditës nga Gjilani u nisën 3 furgon dhe 1 kamion i mallrave, por edhe para pak qastesh u nisën edhe 18 furgon tjerë.
Gjithashtu, shuma e parave të grumbulluara mbi 1 mijë e 500 euro u dorëzuan në Fondacionin “Fundjavë ndryshe”, drejtpërdrejn në Klan Kosova.
