Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin me temën “Përfshirja e Komunitetit Rom në proceset e vendimmarrjes dhe Institucionet Komunale”.
Qëllimi i organizimit të debatit është diskutimi i të drejtave te komunitetit Rom dhe përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes në Institucionet Komunale.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë debat kryesisht janë fokusuar rreth mundësive të përfshirjes të komunitetit rom në proceset vendimmarrëse duke mare pjesë aktive gjatë takimeve,dëgjimeve publike,komisioneve komunale që kanë të bëjnë kryesisht me komunitetet jo shumicë që jetojnë në komunën e Kamenicës, se si mundemi ta rrisim besimin e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qendrore.
Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Caktimi i zyrtarit për komunitetin rom brenda zyrës të komuniteteve,vizita komunave ku jeton komuniteti rom me qëllim të shkëmbimit të përvojave, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe nga komuniteti rom,rritja e numrit të punësuarve në sektorin publik dhe privat,përfshirja e komunitetit rom në të gjitha komisionet që i formon Kuvendi Komunal dhe Drejtoritë Komunale,përmirësimi i infrastrukturës ku jeton komuniteti rom.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete,Qytetarë të komunitetit Rom,përfaqësuesit e OJQ-Luludi nga komunitetit rom, përfaqësues të institucioneve komunale,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/