Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ nga Gjilani me koreografe Naski Ahmeti e cila funksionon që nga viti 2008 në vazhdimësi është pjesëmarrëse në festivale të ndryshme e ngjarje kulturore brenda dhe jashtë vendit.
Së fundi, kjo qendër vallëzimi nga Gjilani përfaqësoi Kosovën në garën ndërkombëtare të vallëzimit në Shkup dhe qytetit tonë i sollën shpërblimin e vendit e parë për kategorinë e vallëzimit modern duke u shpërblyer me kupë, medalje dhe mirënjohje për koreografen Naski Ahmeti.
Në këtë garë morën pjesë shtete të ndryshme si : Greqia, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe shumë të tjera, e ajo që na bën krenar edhe më shumë është fakti që fëmijët e kësaj qendre vallëzimi ishin në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tyre me këngën e Rita Orës.