Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është deklaruar kundër krijimit të një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara nga UÇK-ja. Ai ka thënë se një tribunal i tillë është një akt barbar dhe “gjenocid demokratik” që vjen nga Brukseli. “Është hakmarrja e lobit proserb në Bruksel kundër bombardimeve të NATO-s mbi Beograd. Si i tillë duhet të refuzohet kategorikisht ka thënë Danaj.